minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
MPB me kallëzim penal për Todor Petrovin i cili organizoi protestë për lirimin e terroristëve të 27 prillit - Struga.info


MPB me kallëzim penal për Todor Petrovin i cili organizoi protestë për lirimin e terroristëve të 27 prillit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njoftoi se ka ngritur kallëzim penal kundër Todor Petrov, presidentin e Kongresit Botëror Maqedonas.

Kallëzimi penal vjen si pasojë që protestën për terroristët e 27 prillit e ka bërë në kohe pandemie dhe se në atë protestë nuk janë respektuar masat për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse.

“SPB Shkup sot në Prokurori ngriti kallëzim penal për T.P (61) nga Gjevgjelia, për shkak se më 25.4.2021 ka organizuar protestë para Qeverisë dhe Kuvendit dhe nuk janë respektuar masat për mbrojtje nga COVID-19”, thonë nga policia.

Ndryshe, të dielën maqedonasit kërkuan lirimin e dhunuesve të 27 prillit, ndërsa në protestë u bashkëngjit edhe OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

The post MPB me kallëzim penal për Todor Petrovin i cili organizoi protestë për lirimin e terroristëve të 27 prillit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy