MPB: Të rrejshme kanë qenë paralajmërimet për bombë në qytetet e Ohrit dhe Kratovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
MPB: Të rrejshme kanë qenë paralajmërimet për bombë në qytetet e Ohrit dhe Kratovës

MPB njofton se njoftimet e sotme për bombë në Ohër dhe Kratovë kanë qenë të rrejshme.

Lexo po ashtu
Paralajmërime të rrejshme për bombë në disa objekte në Ohër

Advertisement

“Sot (28.02.2024) rreth orës 10:00 është marrë njoftim për bomba të vendosura në dy objekte biznesi, një shkollë, një hotel dhe një kompani taksi në Ohër. SPB Ohër dhe pjesëtarët e Njësitit Kundër Terrorizmit në kuadër të MPB-së kanë marrë masa dhe kanë bërë kontrolle të hollësishme në lokacionet, pas së cilës është konstatuar se bëhet fjalë për paralajmërime të rreme”, thonë nga MPB.

Po ashtu, njoftojnë nga MPB, sot (28.02.2024) rreth orës 10:35 në SPB Kumanovë, një punonjës i një operatori kabllor në Kratovë ka raportuar se kanë marrë kërcënim për një mjet shpërthyes të vendosur me SMS.

“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga punonjësit e policisë janë marrë masa dhe është bërë kontroll në vendin ku është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzim të rremë.

Advertisement

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve, pas së cilës në koordinim me prokurorin publik do të ngrihen kallëzime përkatëse”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

MPB: Të rrejshme kanë qenë paralajmërimet për bombë në qytetet e Ohrit dhe Kratovës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy