MPB vazhdon me gjobat në Shkup, 30 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme, informon se gjatë ditës së djeshme (31 janar, 2022), ka vazhduar me aksionet e përforcuara në trafik.

Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 279 gjoba, prej të cilave 110 për mosdhënie përparësi të këmbësorit, 30 për mosrespektim të shpejtësisë, 14 për vozitje pa leje dhe 46 shkelje nga këmbësorët.

“Janë vendosur edhe tetë gjoba për përdorimin e celularit, dy masa për mos vendosje të rripit të sigurimit dhe dy sanksione për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

MPB vazhdon me gjobat në Shkup, 30 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy