MPJ e Bullgarisë: Kushtet për konferencë ndërqeveritare me Shkupit nuk janë përmbushur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi se kushtet për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk janë përmbushur.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë thekson se qëndrimi i tyre sa i përket kornizës negociuese për anëtarësim mes RMV-së dhe Bashkimit Evropian mbetet i pandryshuar.

Sipas tyre, korniza negociuese duhet të përmbajë garancitë e nevojshme në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që u arrit në vitn 2017 e që për momentin, siç shprehen nga MPJ e Bullgarisë, nuk janë përmbushur dhe për këtë shkak nuk janë përmbushur kushtet për Konferencën e parë ndërqeveritare.

Nga MPJ-ja bullgare shprehen se Bullgaria mbetet për dialog dhe ndërmerr hapa në ndërtim të mirëbesimit nëpërmjet dialogut konstruktiv dhe pragmatik./Telegrafi/

Advertisement

MPJ e Bullgarisë: Kushtet për konferencë ndërqeveritare me Shkupit nuk janë përmbushur shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy