MPJ e Maqedonisë së Veriut me Shtab të Krizës për tragjedinë në Bullgari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut njofton se duke pasur parasysh fatkeqësinë e rëndë që ndodhi mbrëmë në Republikën e Bullgarisë, ku humbën jetën shumë shtetas Maqedonisë së Veriut, në Ministri tashmë funksionon Shtabi i Krizës në lidhje me fatkeqësinë.

“Njëherazi, ju informojmë se dy punonjës tanë janë dërguar për ndihmë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje me qëllim që të asistojnë rreth procedurave lidhur me ngjarjen tragjike”.

Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Jashtme ka hapur linjë telefonike ku të gjithë qytetarët e shqetësuar, familjarët apo anëtarët e familjeve do të mund të drejtohen për këshillë shtesë: nr. tel – 075 273 732″, njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut.

Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.

Advertisement

Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 45 personave nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj. /Telegrafi/

MPJ e Maqedonisë së Veriut me Shtab të Krizës për tragjedinë në Bullgari shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy