Pranohet peticioni për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut dhe pakicën maqedonase në Bullgari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komiteti për Peticione në Parlamentin Evropian e shqyrtoi dhe pranoi peticionin e gazetar bullgar Mihail Mihajllov për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut dhe pakicën maqedonase në Bullgari dhe kundër shkeljes së të drejtave në vend.

“Me kënaqësi ju njoftoj se Komiteti për Peticione e shqyrtoi peticionin tuaj dhe e shpalli si të pranueshme. Bë bazë të kësaj, luta Komisionin Evropian që të hetojë. Të jeni të sigurt, se do t’u njoftoj për çdo veprim të mëtejshëm duke përfshirë edhe rezultatet e hetimit preliminar të Komisioni Evropian”, thuhet në përgjgen e anëtares së Komitetit për Peticione, Dolores Montserat drejtuar Mihajllov i cili peticionin e ka dërguar më 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Mihajllov thotë se pranimi i peticionit të tij do të japë inkurajim shtesë për partitë politike në Bullgari që t’i respektojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtën për vetëvendosje si dhe të japin dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut në BE.

“Borissov nuk është kryeministër dhe tani autoritetet e reja do të duhet t’i sqarojnë Parlamentit Evropian se pse Bullgaria nuk respekton Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe nuk pranon pakicën maqedonase, pse Bullgaria masivisht shkel të drejtat e njeriut dhe pse Bullgaria refuzoi që Maqedonia të bisedojë për anëtarësim me BE-në”, tha Mihajllov./Telegrafi/

Advertisement

Pranohet peticioni për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut dhe pakicën maqedonase në Bullgari shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy