MPJ: Maqedonia e Veriut do ta vazhdojë komunikimin dhe konsultimin me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet një kumtese për media thotë se Republika e Maqedonisë së Veriut ngjashëm sikur edhe deri më tani, do të vazhdojë me komunikim dhe konsultim të përforcuar në nivel politik me Republikën e Bullgarisë dhe me të gjithë anëtarët relevant në kontekst të BE-së, me çka porosia kyçe do të jetë se është filluar një proces i rëndësishëm dhe i ndërlikuar i dialogut i cili presupozon afrim dhe ndërtim të miqësisë, nëpërmjet një respekti të ndërsjellë, si dy shtete evropiane.

Nga MPJ shtojnë se në këtë këndvështrim, respektimi i identitetit dhe dinjitetit, integrimet evropiane dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, janë krejtësisht komplementare dhe interesa të ndërsjella.

“Integrimet evropiane të të gjithë rajonit, paraqesin interes të të dy vendeve dhe kjo gjithmonë është potencuar nga ana e përfaqësuesve zyrtarë të të dy vendeve. Republika e Bullgarisë edhe deri më tani i ka përkrahur integrimet evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe presim që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

“Për të gjitha dallimet eventuale për çështje të caktuara, Marrëveshja për miqësi dhe fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, është korniza për zgjidhjen e dallimeve afatgjata bilaterale në interpretimin e çështjeve historike të cilat i rëndojnë marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë gjatë dekadave të fundit. Në implementimin e saj, e cila është përgjegjësi e të dy shteteve, mbetemi edhe më tutje të përkushtuar në vullnet të mirë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/

Advertisement

MPJ: Maqedonia e Veriut do ta vazhdojë komunikimin dhe konsultimin me Bullgarinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy