Zakharieva-Dimitrovit dhe Osmanit: Pres të vazhdojë zbatimi i Marrëveshjes për miqësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva u dërgoi urime zëvendëskryeministrit të sapozgjedhur për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Nikolla DImitrov dhe ministrit të ri të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kumtoi MPJ bullgare.

Zakharieva thekson se Bullgaria edhe më tej do ta mbështesë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe pret të vazhdojë bashkëpunimi bilateral dhe përmbushja e marrëveshjeve mes dy vendeve.

“Besoj se vendimi historik për fillimin e negociatave për inkuadrim në BE, për çka Bullgaria investoi shumë përpjekje energjike, jep mundësi të papërsëritshme që Republika e Maqedonisë së veriut ta tregojë gatishmërinë e vet drejt vlerave dhe parimeve evropiane. Përparimi i vendit tuaj në rrugën drejt anëtarësimit në BE do të varet nga përpjekjet individuale për përmbushje të disa kritereve dhe obligimeve të caktuara për përforcim të miqësisë dhe zbatim të marrëveshjeve bilaterale për fqinjësi të mirë”, thotë Zakharieva në letrën drejtuar Dimitrovit.

Zakharieva pret së shpejti të vazhdojë puna e komisionit të përbashkët multidisiplinor të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, siç thekson “me qëndrim konstruktiv nga ana e anëtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përkushtim të qartë për t’u arritur marrëveshje për çështjet për të cilat bisedohet”.

Advertisement

Ndërkaq, në letrën drejtuar shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, Zakharieva thekson se me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, të nënshkruar më 1 gusht të vitit 2017, Sofja dhe Shkupi treguan pjekuri dhe “qartë e shprehën vullnetin e vet për zhvillim të marrëdhënieve, në bazë të historisë së përbashkët, traditës kulturore dhe gjuhësore dhe përforcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore në frymën e vlerave evropiane”.

“E shfrytëzoj këtë rast të përkujtohem dhe ta konfirmoj mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për inkuadrimin e RMV-së në NATO dhe integrimin e saj në BE. Besoj se edhe atëherë edhe tani jemi të udhëhequr nga dëshira për të siguruar të ardhme më të mirë për qytetarët dhe t’i lartësojmë marrëdhëniet mes dy vendeve në nivel siç duhet të jenë marrëdhëniet mes fqinjëve dhe miqve tanë më të afërt”, shkruan Zakharieva në urimin drejtuar Osmanit.

Zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme pret që qeveria e re në Shkup “të tregojë përgjegjësi dhe përkushtim drejt qëllimeve të parashtruara në vitin 2017”.

“Jam e bindur se mbi rezultatet zgjedhore dhe ambiciet dhe qëndrimet e ndryshme politike, është dëshira jonë që qytetarët e Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut të mund t’i ndjejnë përfitimet nga zbatimi i marrëveshjeve të arritura para tre viteve në emër të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, thekson Ekaterina Zakharieva në urimet drejtuar Nikolla Dimitrovit dhe Bujar Osmanit.

Advertisement

Zakharieva-Dimitrovit dhe Osmanit: Pres të vazhdojë zbatimi i Marrëveshjes për miqësi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy