MPJ përsërit rekomandimin: Qytetarët e RMV-së të përmbahen nga udhëtimi në Rusi, ata që kanë mundësi të largohen nga vendi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcjell nga afër zhvillimin e situatës në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë. Në këtë kontekst, rikujtojmë se është ende në fuqi rekomandimi i ministrisë i publikuar më 28.02.2022, që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të përmbahen nga udhëtimi në Federatën Ruse dhe ata që kanë mundësi të largohen nga vendi, transmeton Portalb.mk.

Në të njëjtën kohë, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën në Moskë në numrin e telefonit:

+7 925 025-98-05 (celular),
e-mail: [email protected]
“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të kontaktojnë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në numrin e telefonit +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: [email protected]”, thonë nga MPJ.

Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, mëngjesin e sotëm ka pushtuar objektet ushtarake në qytetin e Rusisë, Rostov-on-Don. Presidenti rus, Vladimir Putin, aktin e tillë e ka quajtur “tradhti” dhe e ka akuzuar atë për “rebelim të armatosur”. Në përgjigje të kësaj, Prigozhin, është zotuar se do t’i provojë të gjitha mënyrat për të rrëzuar udhëheqësinë ushtarake të Rusisë.

Advertisement

The post MPJ përsërit rekomandimin: Qytetarët e RMV-së të përmbahen nga udhëtimi në Rusi, ata që kanë mundësi të largohen nga vendi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy