MPPS: Së shpejti fillon projekti për mbështetjen e Qeverisë për transpozimin e të drejtës së BE-së për barazi gjinore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rritja e kapacitetit për absorbim për zbatim të së drejtës së BE-së përmes trajnimeve, udhëzimeve dhe këshillave, përbërjen dhe përdorimin e të dhënave dhe statistikave gjinore, si dhe vendosjen e metodologjive dhe veglave për përfshirjen e barazisë gjinore në strategjitë sektoriale, programeve për punën e Qeverisë, ministrive dhe planeve strategjike, ka për qëllim që projekti për mbështetjen e Qeverisë në transpozimin e të drejtës së BE-së për barazi gjinore, të dizajnuar në bashkëpunim të ngushtë me Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe në konsultim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Projekti është prezantuar në takimin e sotëm midis ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jagoga Shahpaska, udhëheqëses së Zyrës UN Women në Shkup, Vesna Ivanoviq Kastarede dhe eksperte rajonale e cila ka marrë pjesë në hartimin e projektit, Doli Uitberger.

Theks i veçantë, siç informojnë nga MPPS, është vendosur në mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në përgjigjen e sfidave socio-ekonomike dhe specifiko-gjinore të rëndësishme që dalin nga masat gjatë pandemisë së Kovid-19, promovim të barazisë gjinore dhe përforcimit ekonomik të grave në përgjigjen e krizës dhe rimëkëmbjes së pasojave të shkaktuara nga Kovid-19.

Qëllimi kryesor i projektit është mbështetja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në transpozimin e të drejtës së BE-së për barazi gjinore, ndërsa partnerët kryesorë të projektit janë Sekretariati për Çështje Evropiane (përdorues kryesor i projektit), strukturat e Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA), Sektori për mundësi të barabarta në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) dhe Makinerisë gjinore kombëtare (koordinatorët), theksohet në kumtesën e MPPS-së.

Advertisement

Projekti ka në dispozicion buxhet prej 1,825,416 dollarë amerikanë dhe i njëjti financiarisht menaxhohet nga ana e UN Women Zyra në Shkup.

MPPS: Së shpejti fillon projekti për mbështetjen e Qeverisë për transpozimin e të drejtës së BE-së për barazi gjinore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy