MSH-Maqedoni: Deri tani 4.000 punonjës shëndetësorë janë paraqitur për vaksinim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se deri më tani janë regjistruar 4.000 punonjës shëndetësorë për vaksinim kundër COVID-19. Prej tyre, rreth 2.000 punëtorë shëndetësorë janë në qytetin e Shkupit, ndërsa pjesa tjetër janë në qytete të tjera.

“Sot me dërgesën e parë të vaksinave nga kompania Pfizer që arriti nga Republika e Serbisë, fillojmë vaksinimin në Maqedoninë e Veriut.

Sistemi shëndetësor i Maqedonisë është plotësisht i gatshëm për imunizimin e popullatës. Punonjësit shëndetësorë do të jenë të parët që do të vaksinohen në spitalin modular në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

4.680 të parat nga gjithsej 8,000 vaksinat nga Serbia ruhen në frigoriferë në Institutin e Transfuziologjisë.

Advertisement

Vaksinat janë zhvilluar në platforma të sigurta dhe me to do të parandalojmë përhapjen e virusit COVID-19″, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

MSH-Maqedoni: Deri tani 4.000 punonjës shëndetësorë janë paraqitur për vaksinim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy