MSH-Maqedoni: Janë aplikuar gjithsej 1.560.477 doza vaksinash, 45% e qytetarëve janë rivaksinuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se të premten dhe të shtunën janë aplikuar gjithsej 3.250 doza vaksine, nga të cilat 884 u aplikuan si doza e parë, 2.257 u rivaksinuan dhe 109 qytetarë morën dozën e tretë të vaksinës.

“Deri më 16 tetor, gjithsej 799.012 qytetarë janë vaksinuar, 760.317 janë rivaksinuar, ndërsa 1,148 qytetarë kanë marrë dozën e tretë.

54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, dhe 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Përfshirja me vaksinim me një dozë vaksine është 47% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza janë përfshirë 45% të qytetarëve mbi 18 vjeç”, njoftojnë nga MSH.

Advertisement

Nga atje thonë se sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është vaksinuar me një dozë, ndërsa 35% e popullsisë në vend kanë marrë dy doza vaksine./Telegrafi/

MSH-Maqedoni: Janë aplikuar gjithsej 1.560.477 doza vaksinash, 45% e qytetarëve janë rivaksinuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy