MSH-Maqedoni: Janë aplikuar mbi 384 mijë vaksina

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se gjithsej 12.631 qytetarë morën dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 në 7 ditë.

Në tre ditët e fundit të majit, doza e parë e vaksinës kundër covid-19 u mor nga gjithsej 5.065 qytetarë të regjistruar dhe në 4 ditët e para të qershorit, 7.566 qytetarë të regjistruar u vaksinuan.

“Deri më tani, numri i personave që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 440.213 qytetarë.

Sipas shifrave të fundit, 48% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa 35% e popullsisë mbi 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine. Gjithsej 384,466 doza vaksinash janë aplikuar në vend, ndërsa 139,053 qytetarë janë rivaksinuar”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

Advertisement

 

MSH-Maqedoni: Janë aplikuar mbi 384 mijë vaksina shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy