MSH: OBRM-PDUKM nuk mund të pajtohet me faktin e organizimit të përsosur të imunizimit masiv

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM nuk mund ta pranojë faktin se vaksinimi në të gjithë vendin zhvillohet pa ndonjë problem, reagojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke reaguar ndaj protestës së partisë opozitare mbi menaxhimin e qeverisë të situatës së coronavirusit.

“Vaksinimi në një kohë të pandemisë botërore është një proces serioz shëndetësor, aq sa i ngjan një shtirjeje (simulimi) për OBRM-PDUKM. Është e trishtueshme që partia e opozitës, pa asnjë ide, duke u përpjekur të përfitojë tallet politikisht me vaksinimin e njerëzve me rrezikun më të lartë të sëmundjes, gjegjësisht qytetarë të rritur më të vjetër se 76 vjet.

OBRM-PDUKM tallet me vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, policisë, ushtrisë, mësuesve, infermierëve, edukatorëve në kopshte, shoferëve në NPT, tallet me vaksinimin e njerëzve që janë pjesë e infrastrukturës kritike në vend, vaksinimi i të cilave mundëson funksionimin e mirë të shoqërisë.

OBRM-PDUKM nuk mund të pajtohet me faktin e organizimit të përsosur të imunizimit masiv në QS “Boris Trajkovski”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

Advertisement

 

MSH: OBRM-PDUKM nuk mund të pajtohet me faktin e organizimit të përsosur të imunizimit masiv shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy