MSH: Për 24 orë hospitalizohen 52 pacientë në Covid-qendrat në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Covid – qendrat në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar 44 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19 që mjekohen në repartet infektive të kryeqytetit arrin 469.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interniste ka pasur gjithsej 21 pranime, edhe atë 1 pacient është hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, tre pacientë në Covid – qendrën në Klinikën për neurologji, gjashtë në Klinikën për nefrologji, gjashtë janë hospitalizuar në Klinikën për dermatovenorologji, një në klinikën për gastroenerohapotologji dhe shtatë në qendrën e re të hapur në Klinikën për sëmundje të syve. Në Covid – qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 16 pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën infektive janë pranuar 7persona.

Gjatë ditës së fundit, në shtëpi janë lëshuar 23 pacientë të shëruar.

“Për momentin, në Covid – qendrën e Klinikës dermatologjike trajtohen 20 pacientë, në Klinikën për neurologji ka 35 të sëmurë, ndërsa në Insitutin për TBC janë pranuar gjithsej 42 pacientë me simptoma të koronavirusit, në Klinikën për gastroenterohepatologji trajtohen gjithsej 23 persona, ndërsa në Covid – qendrën e Klinikës për nefrologji për momentin janë të sistemuar 25 pacientë, ndërsa në Klinikën për sëmundje të syrit 12 pacientë”, shtohen në kumtesë.

Advertisement

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 107 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive trajtohen 155 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët – Kozle, ka 34 pacientë, prej të cilëve 9 fëmijë dhe 25 të moshuar.

“Gjithsej 469 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Covid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet.

Një pjesë e madhe prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit. Edhe krahas pranimeve të shumta gjatë ditës së djeshme, në mëngjes deri në ora 8 ka pasur 60 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas lëshimit në shtëpi të pacientëve të shëruar, të lirohen vende shtesë edhe në Klinikën për sëmundje infektive edhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet e sapohapura infektive posedojnë furnizim të oksigjenit”, shtohet në kumtesë./Telegrafi/

MSH: Për 24 orë hospitalizohen 52 pacientë në Covid-qendrat në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy