Ndalohen gjashtë shtetas të Shqipërisë në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 30.09.2023, në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 13:30, në fshatin Gajre, Tetovë, zyrtarë policorë nga Departamenti për Krime Ndërkufitare kanë ndaluar Z.K.(44), L.N.(53), S.M.(43), XH.H.(57), M.H.(33) dhe S.O.(59), të gjithë nga Republika e Shqipërisë.

Pas kontrolleve u konstatua se personat qëndronin në zonë të padeklaruar ose qëndronin në kundërshtim me qëllimin e deklaruar të qëndrimit.

Ndaj personave janë parashtruar kërkesa për inicimin e procedurës, ndërsa Gjykata Themelore e Tetovës u ka shqiptuar sanksione përkatëse, ndërsa Departamenti për krime ndërkufitare Tetovë ka nxjerrë aktvendime për largim nga territori i shtetit me një ndalim ligjor për hyrje në vend për një kohë të përcaktuar.

Ndalohen gjashtë shtetas të Shqipërisë në Tetovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy