Ndalohen tre persona nga Strumica, kapen duke mbjell marihuanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datë 21.06.2023 në ora 19:30, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë kanë ndaluar A.A.(36), N.A.(35) dhe E.A.(24), të gjithë nga Strumica. Ata janë gjetur në afërsi të Strumicës duke përpunuar rrënjë të mbjellë marihuanë.

Në vendngjarje janë gjetur 29 rrënjë dhe janë konfiskuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit te N.A. u gjet edhe marihuanë.

Personat janë ndaluar në Stacionin Policor Strumicë, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngitet kallëzim përkatës./Telegrafi/

Ndalohen tre persona nga Strumica, kapen duke mbjell marihuanë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy