Ndalohet një 21-vjeçar në Shtip, ka gjuajtur me armë një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 21-vjeçar nga Shtipi është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë një bashkëqytetar, por nuk e ka goditur.

Ministria e Brendshme thotë se shkak ka qenë moszgjidhja e marrëdhënieve borxh-kreditor.

“Të arrestuarit i janë marrë një pistoletë tip “Zoraki mod 914” dhe një kornizë për fishekë, ndërsa gjatë kontrollit të vendit iu gjetën tre gëzhoja të kalibrit 9 mm. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar mbi 70 fishekë të kalibrit të ndryshëm.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me prokurorin publik do të ngritet kallëzim përkatës”./Telegrafi/

Advertisement

The post Ndalohet një 21-vjeçar në Shtip, ka gjuajtur me armë një person appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy