Ndalohet një 26-vjeçar nga Gostivari, dyshohet për vjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datë 23.08.2023 rreth orës 20:10 në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar 26-vjeçarin nga Gostivari J.I., i cili dyshohet se më parë ka kryer vjedhje, gjatë së cilës i ka marrë një skuter elektrik, në pronësi të 27-vjeçarit J.A., po ashtu nga Gostivari.

Skuteri u gjet dhe iu kthye pronarit, ndërsa J.I. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës./Telegrafi/

Ndalohet një 26-vjeçar nga Gostivari, dyshohet për vjedhje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy