Ndalohet një maroken në Demir Kapi, ka sulmuar një polic

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 22-vjeçar nga Maroku është ndaluar mbrëmë në Demir Kapi i cili akuzohet për sulm fizik ndaj një punonjësi policie të Frontex-it, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Policët nga DBK Negotinë rreth orës 20:00 kanë ndaluar O.K. nga Maroku. Policët nga Stacioni Policor i Vëzhgimit Kufitar Mihajllovë në Qendrën Rajonale Jugore për Çështje Kufitare dhe policët nga Frontex kanë vërejtur gjashtë imigrantë në vendngjarje, ndërsa O.K. në tentativë për t’u arratisur ka sulmuar fizikisht një polic nga Frontex”, thuhet në njoftim.

Nga atje theksojnë se personi është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Ndalohet një maroken në Demir Kapi, ka sulmuar një polic shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy