Ndalohet një person në Strumicë, kërkohej me urdhër qendror

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se kanë ndaluar një person një 21-vjeçar i cili kërkohej me urdhër qendror.

“Me datë 05.03.2024 në ora 01:15 në fshatin Angelci, Strumicë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Strumicë kanë ndaluar D.P.(21) nga fshati Angelci.

Ai ishte dënuar me tre vjet burgim për veprën penale “grabitje” nga neni 237 i Kodit Penal dhe kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Burgut të Strumicës për të vuajtur dënimin me burg prej dy vjet e pesë muaj.

Personi është dërguar në institucion për të vuajtur dënimin”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Ndalohet një person në Strumicë, kërkohej me urdhër qendror shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy