Ndalohet një punonjëse në Spitalin e Tetovës, ka inçizuar pacientë në mënyrë të paautorizuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë njofton se dje më 28 nëntor është ndaluar një e punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës për shkak të dyshimit se ka inçizuar një paciente në mënyrë të paautorizuar.

“Pjesëtarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (28- nëntor) rreth orës 20:10 kanë privuar nga liria 46- vjeçaren A.A. nga Bërvenica e Tetovës, të cilën paraprakisht e kishte raportuar 47-vjeçari I.B. nga Sllatina e Tetovës, se në Spitalin klinik të Tetovës, ku e njëjta ishte e punësuar, kishte inçizuar një video në mënyrë të paautorizuar bashkëshorten e tij e cila ishte e shtruar në njërin nga repartet. Pasi e ka regjistruar videon, të njëjtën ajo e kishte postuar në rrjetet sociale.

Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Ndalohet një punonjëse në Spitalin e Tetovës, ka inçizuar pacientë në mënyrë të paautorizuar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy