Arrestohen dy persona, kërcënuan një punonjëse në Spitalin e Tetovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një burrë dhe një grua të moshës 28 dhe 24 vjeçe janë arrestuar pasi mbrëmë diku rreth orës 19:00 e kërcënuan një punonjëse të Spitalit të Tetovës.

“Mbrëmë rreth orës 18:45 minuta, në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, policia ka privuar nga liria S.A. 28 vjeç dhe S.A. 24 vjeç nga Tetova. Personat në fjalë kanë ofenduar dhe kërcënuar 34 vjeçaren, e punësuar në Spitalin e Tetovës, në të cilin është kuruar një familjar i tyre”, njoftoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski.

Ai shtoi se policia po merret me zbardhjen e rastit.

 

Advertisement

Arrestohen dy persona, kërcënuan një punonjëse në Spitalin e Tetovës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy