minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Ndërroj jetë mjeku Deari nga Tetova, ishte pozitiv me coronavirus - Struga.info


Ndërroj jetë mjeku Deari nga Tetova, ishte pozitiv me coronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeku Arifikmet Deari, urolog nga Tetova, ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtatori” në moshën 64 vjeç, njofton Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Dr. Deari u shtrua në spital për probleme neurologjike, por ishte edhe pozitiv me COVID-19. Pas 15 ditësh mjekim në spital, ai humbi betejën me sëmundjen.

“Doktor Deari, i cili ishte vetëm disa muaj para pensionimit, është mjeku i parë që ndërron jetë nga komplikimet nga coronavirusi. Unë shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet e thella për familjen e tij. U bëj thirrje kolegëve të mi shëndetësorë që të mbrohen në vendin e punës, në përputhje me protokollet, por edhe jashtë saj.

U bëj thirrje edhe qytetarëve që të respektojnë masat, të mbrojnë veten e tyre, punonjësit e shëndetit dhe të gjithë bashkëqytetarët e tyre” shkruan Filipçe në Facebook./Telegrafi/

Advertisement

The post Ndërroj jetë mjeku Deari nga Tetova, ishte pozitiv me coronavirus appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy