Ndihmës sekretarja amerikane Donfrid do të vijë për vizitë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndihmës sekretarja amerikane e SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroziatike Karen Donfrid nga data 25 deri më 29 prill do të qëndrojë në Ballkanin Perëndimor me ç’rast në kuadër të turneut do ta vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut.

Siç kumtoi Departamenti i Shtetit, Donfrid në Shkup vjen më 28 prill, ku në takimet me funksionarët e Maqedonisë së Veriut, do të shprehë mbështetje të fuqishme për negociatat e vendit për hyrje në BE dhe do të shprehë falënderim për ndihmën ndaj Ukrainës.

Ajo do t’i bëjë thirrje Maqedonisë së Veriut, si anëtare më e re e NATO-s, që ta vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë për një sërë çështjesh rajonale, të sigurisë dhe të mbrojtjes për promovimin e demokracisë dhe stabilitetit rajonal.

Pjesë e turneut të Donfridit në Ballkanin Perëndimor janë edhe Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova prej ku do ta fillojë vizitën në rajon.

Advertisement

Në Kosovë, siç është paralajmëruar, ajo do t’i shprehë falënderim Kosovës, që u siguroi strehim afganëve dhe ukrainasve dhe do ta nxisë punën e reformave për konsolidim demokratik dhe integrim në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Me autoritetet e Kosovës do të bisedojë edhe për perspektivat për avancimin e dialogut me Serbinë për marrëdhëniet me Serbinë për marrëdhëniet e normalizuara me fokus të njohjes reciproke.

Donfridi pastaj më 26 prill do të udhëtojë për në Serbi t’i bëjë thirrje vendit që t’i përshpejtojë reformat që synojnë integrimin evropian dhe ta avancojë stabilitetin dhe prosperitetin evropian. Përfaqësuesja amerikane në Beograd do të bisedojë për mundësitë për diversifikim energjetik dhe lidhjet dypalëshe të sigurisë dhe ekonomisë. Në Beograd ajo do ta përsërisë nevojën që Serbia dhe Kosova sërish të kyçen në dialogun të udhëhequr nga BE-ja.

Në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) më 27 prill, Donfrid do t’i inkurajojë funksionarët të vazhdojnë t’i përfshijnë institucionet në të gjitha nivelet e pushtetit dhe do t’i bëjë thirrje BeH-së të arrijë përparim në luftën kundër korrupsionit endemik, për prosperitet më të mirë dhe marrjen e statusit kandidat në BE.

Gjatë vizitës në Shqipëri më 28 prill, Donfrid do të shënojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike amerikano-shqiptare dhe do t’i shprehë falënderim Shqipërisë për përkushtimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Advertisement

Donfrid më 29 prill do të udhëtojë për në Mal të Zi ku do ta theksojë mbështetjen e SHBA-së dhe nevojën që të përshpejtohet puna e rrugës euroatlantike të Malit të Zi dhe inkuadrimin në BE. Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit do t’i shprehë falënderim Podgoricës që u bashkua ndaj sanksioneve kundër Rusisë në shenjë të mbështetjes së Ukrainës.

Ndihmës sekretarja amerikane Donfrid do të vijë për vizitë në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy