Ndryshimet klimatike janë një kërcënim serioz për prodhimin bujqësor në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndryshimet klimatike po bëhen një kërcënim serioz për sektorin e bujqësisë. Si rezultat, rendimentet zvogëlohen dhe cilësia është më e dobët. Për të zbutur problemin është i nevojshëm edukimi i fermerëve dhe aplikimi i strategjive për përshtatje, sipas ekspertëve të këtij sektori. Profesor Tome Timov, specialiteti i të cilit është prodhimi i hortikulturës, thotë se pa aplikimin e metodave të qëndrueshme bujqësore, si përdorimi i kultivarëve dhe kulturave rezistente ndaj thatësirës dhe nxehtësisë, aplikimi i teknikave për mbrojtjen e burimeve të tokës dhe ujit, humbjet do të rriten çdo vit. . Sipas tij, është e nevojshme adoptimi i teknikave të mbjelljes që reduktojnë humbjet e ujit.

Edhe përfaqësuesit e shoqatave bujqësore janë dakord se edukimi i fermerëve është i domosdoshëm. Përveç aplikimit të teknologjive dhe varieteteve të reja, ata besojnë se një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet sigurimit të të korrave si një nga mbrojtjet më efektive nga fatkeqësitë natyrore.

Sipas ekspertëve, në zgjidhjen e problemit është e nevojshme të përfshihen të gjithë faktorët relevant, nga fermerët e deri te institucionet, shkollat ​​dhe fakultetet. Përveç kësaj, ata propozojnë ofrimin e mbështetjes financiare dhe teknike për komunitetet rurale për të përballuar pasojat e ndryshimeve klimatike dhe për të aplikuar praktika të qëndrueshme në bujqësi.

Ndryshimet klimatike janë një kërcënim serioz për prodhimin bujqësor në RMV shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy