Ndryshimi i orarit, reagon Sindikata e Policisë: Spasovski të gjejë zgjidhje, policët po bëhen gati për pushime mjekësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndryshimi i orarit të punës së policisë, ka ngjallur reagimin e Sindikatës së pavarur të policisë. Ata janë shprehur kundër, që ndërrimet prej 12 orëve të bëhen 8 orë, për shkak se nëse gjatë muajit policët deri te vendi i punës kanë udhëtuar 12 ose 13 herë, tani do të duhet të udhëtojnë nga 21 deri në 22 herë, dhe kjo përbën harxhim shtesë.

“Në një periudhë të krizës ekonomike dhe politike, me këto çmime të naftës, disa individë në MPB ju kujtua një ide interesante që ndërrimet aktuale nga 12-24 orëshe dhe 12-48 orëshe t’i transformojnë në 8 orë punë për një ditë. Nëse nga 12 ose 13 ndërrimet që kanë udhëtuar në muaj deri në punë kolegët policë, nga sot duhet të planifikojnë 21 ose 22 ndërrime të udhëtojnë dhe të harxhojnë më shumë para”- deklaroi Goce Delçev – Sindikata e pavarur e policisë.

Kryetari i sindikatës së pavarur të policisë Goce Delçev tha se kjo duhet të rregullohet urgjentisht pasi siç shtoi, policët po përgatiten të marrin pushime mjekësorë për t’i shmangur harxhimet.

“Ndryshimi i orarit të punës nga 12 orë në 8 orë është problem serioz, çështje për të cilën mendoj se që nesër ministri duhet përmes drejtorit të Biros për siguri publike, këtë çështje ta tejkalojnë urgjentisht menjëherë, për shkak se numri i policëve është shumë i madh të cilët po përgatiten për pushime mjekësore. Të mos them ikje nga harxhimet e parave të buxhetit familjar, për të siguruar shtetin”- pohoi Goce Delçev – Sindikata e pavarur e policisë.

Advertisement

Sipas Delçevit shumë policë punojnë larg vendbanimeve të tyre dhe duhet të udhëtojnë nga 70-80 km në ditë, si për shembull nga Gostivari në Rostushë ose nga Prilepi në Staravina.

Ndryshimi i orarit, reagon Sindikata e Policisë: Spasovski të gjejë zgjidhje, policët po bëhen gati për pushime mjekësore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy