Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 10 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 10 pacientë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

Gjithsej 243 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po kurohen nëpër repartet infektive të kryeqendrës, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit në Klinikat Interne ka pasur katër pranime të reja.

Në Kovid-Qendrën në Spitalin “8 Shtatori” ka pasur 3 pranime të reja të pacientëve dhe 3 në Klinikën Infektive.

Gjatë 24 orëve të fundit 4 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Advertisement

 

Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 10 pacientë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy