Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 81 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 81 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.

Gjithsej 698 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 40 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 16 pranime të pacientëve, 6 pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Kozle 3 pacientë pasur pacientë, 12 pacientë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe katër pacientë në Institutin për Mjekësisë Fizikale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 58 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 10 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 147 pacientë, në Kozle 38, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 9 pacientë, dhe në KAG 77 dhe në Institutin për Mjekësi Fizikale 38.

Advertisement

Gjithsej 698 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka 60 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë./Telegrafi/

Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 81 pacientë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy