Në Dibër nuk filloi vaksinimi kundër COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vaksinimi i paralajmëruar për personat mbi 77 vjet në Dibër për ditën e sotme nuk filloi për shkak të një problemi teknik.

Sipas drejtorit të spitalit të përgjithshëm, Baki Alili, gjithçka ka qenë gati, por problemi ka ndodhur me mjekët amë dhe paraqitjen dhe këtë e vërtetojnë vet mjekët amë.

“Problemi u shfaq me mbylljen e sistemit dhe mënyrën e paraqitjes dhe udhëzimin e personave që u paraqitën në mënyrë elektronike ose përmes mjekëve amë dhe janë më të moshuar se 77 vjet. Ky problem është tejkaluar dhe tani i përgatitim”, tha Afrim Maqellara, mjek amë.

Ndryshe, në Dibër më 30 mars arritën 88 doza të vaksinënës AstraZeneca, ndërsa këtu përveç dibrëve përfshihen edhe qytetarët e Qendrës Zhupë./Telegrafi/

Advertisement

Në Dibër nuk filloi vaksinimi kundër COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy