Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Gjermania dëboi 600 shtetas të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Largohen për për të qëndruar pak kohë, por mbeten me muaj e vite.

Qindra shtetas të Maqedonisë së Veriut, për çdo vit kërkojnë strehim në ndonjë metropol evropian, por të rallë janë ata që arrijnë të mbesin gjatë kohë, nëse nuk sigurojnë dokumente legale për qëndrim dhe punë, raporton KlanM.

Gjermania mbetet destinacioni më i preferuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Kjo, mbështetet edhe me të dhënat e fundit të Qeverisë gjermane që tregojnë se janë zbuluar qindra shtetas të RMV-së, në tentativë për të qëndruar ilegalisht në këtë vend.

Advertisement

Pjesa më e madhe e tyre janë zbuluar në qytetin Kesfeld në Rajnën Veriore – Vestfali.

Nga ky qytet, por edhe nga Mynihu, Karlsrue, Hamburgu, Hale, Kasel, Trir, Berlini e të tjerë, vetëm për gjashtë muaj janë deportuar 454 shtetas të Maqedonisë së Veriut, kanë konfirmuar nga MPB-ja.

Nëse në vitin 2021 ishin deportuar 500 shtetas të RMV-së, ky numër është tejkaluar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ku sipas MPB-së nga Gjermania deri në Qershor 2022 janë dëbuar 600 shtetas të vendit.

Të dhënat e Qeverisë gjermane thonë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë dëbuar 6.198 shtetas të huaj, kurse pas Maqedonisë së Veriut, renditen Shqipëria, Gjeorgjia dhe Turqia sipas numrit të shtetasve të dëbuar.

Advertisement

Statistikat tregojnë se po rritet edhe numri i qytetarëve të vendit që përpiqen të fitojnë azilin në vendet evropiane.

Gjatë vitit 2021 numri i azilkërkuese nga RMV-ja është rritur për katër herë.

Të dhënat e Agjencisë për Azil të BE-së thonë se nëse në vitin 2020 ka patur 1.230 azilkërkues nga Maqedonia e Veriut, vitin e kaluar ky numër ka mbërritur në 4.922 kërkesa.

Prej tyre, 2.822 aplikues për herë të parë kanë provuar fatin për të fituar azil.

Advertisement

Pjesa më e madhe e tyre kanë bërë përpjekje për t`u strehuar në Gjermani.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Gjermania dëboi 600 shtetas të Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy