Në Maqedoni janë aplikuar mbi 640 mijë doza të vaksinave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësia në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Nga MSH thonë se gjithsej janë aplikuar 640.886 doza të vaksinave, ndërsa 240.651 qytetarë janë rivaksinuar.

Nga MSH thonë se vetëm dje janë vaksinuar gjithsej 12.590 qytetarë.

“Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 9.377 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 494.389 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

“Sipas të dhënave të fundit, 50% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 39% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

Advertisement

Ministria ju bën thirrje qytetarëve të regjistrohen në platformën “vakcinacija.mk” sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim./Telegrafi/

Në Maqedoni janë aplikuar mbi 640 mijë doza të vaksinave shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy