Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen të mërkurën (24 prill). Sot në mesnatë fillon heshtja zgjedhore, me çka mbaron në ditën e zgjedhjeve në ora 19:00.

Edhe për shkak të heshtjes për zgjedhjet presidenciale, fushata për zgjedhjet kuvendare të 8 majit do të vazhdojë dhe nuk do të ndërpritet.

Votuesit në zgjedhjet presidenciale do të kenë të drejtën të zgjedhin njërin prej shtatë kandidatëve, dy gra dhe pesë bura.

Stevo Pendarovski nga LSDM, Gordana Siljanovska-Davkova nga OBRM-PDUKM, Biljana Vankovska nga “E Majta”, Bujar Osmani nga BDI, Arben Taravari nga VLEN, Stevçe Jakimovski nga “GROM” dhe Maksim Dimitrievski nga “ZNAM”./Telegrafi/

Advertisement

 

Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy