Në Shkup protestohet kundër agresionit rus në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka kërcënime për të gjithë Evropën nga një sulm bërthamor. Putini do të bëjë përpjekje të mëdha për të pushtuar Ukrainën. Ai është monstruoz të hyjë në histori si një pushtues i madh, tha kryetari i Shoqatës së Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Urbanoviç, në marshin e sotëm protestues kundër “luftës dhe mizorisë pa kufij nga ana e Rusisë ndaj Ukrainës”.

Ai theksoi se protesta erdhi në mbështetje të Ukrainës. Dua, siç tha, vendi të çlirohet dhe të ketë paqe.

Marjana Velkovska nga Shoqata e Ukrainasve në Maqedoni thotë se të gjithë qytetarët në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë.

“Aty kam të afërm, ata janë të gatshëm të qëndrojnë atje dhe të luftojnë për vendin e tyre”, tha Velkovska, duke shtuar se kanë nevojë për ndihmë.

Advertisement

Maqedonasit që e përkrahën protestën theksuan se lufta duhet të ndalet dhe se pasojat ndjehen kudo, madje edhe në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

The post Në Shkup protestohet kundër agresionit rus në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy