Gjatë ditës së sotme në rrugët e Shkupi me marsh protestues dhe me moton “Demokraci në Maqedoni dhe liri për mbrojtësit e Kushtetutës” u kërkua lirimi nga burgjet për dhunuesit e para 4 viteve.

Me parolla “Liria për Igor Jug, Çentpon, Peshovin dhe Çavkov” marshi protestues nisi nga Qeveria e Maqedonisë dhe përfundoi para Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa i pranishëm ishte edhe Igor Durllovski, i cili nuk u dënua për këto ngjarje.

“Të hiqen dënimet, ndërsa gjyqtarët që kanë dhënë vendime politike duhet të përgjigjen”, tha Durllovski.


Mickoski kërkon lirimin e të dënuarve për “27 prillin: Ata janë qytetarë të ndershëm
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Protestën e organizuan disa shoqata maqedonase, familjarët e të dënuarve, ndërsa mbështetje mori gati nga të gjitha partitë opozitare maqedonase, duke përfshirë edhe OBRM-PDUKM-në.

Ndryshe, në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, me 211 vite burg morën 16 të akuzuar, ndërsa në shkurt të këtij viti, Gjykata e Apeli i uli dënimet në 188 vite burg për të akuzuarit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në Shkup u mbajt protesta për lirimin e dhunuesve të dënuar për 27 prillin shkruan Telegrafi.