Në Tetovë është gjetur një granatë nga Lufta e Dytë Botërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB-Tetovë njofton se dje në fshatin Odër të Tetovës është gjetur një granatë që daton nga Lufta e Dytë Botërore.

“Gjashtëdhjetë e dy vjeçari M.A. nga Odri i Tetovës dje (14-mars) në ora 09:40 në SPB Tetovë ka raportuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një mulli të vjetër në fshat ka gjetur një granatë dore F-1, e cila ka qenë e ndryshkur dhe me shumë gjasë buron nga Lufta e Dytë Botërore.

Është kryer këqyrja dhe lënda shpërthyese është marrë dhe transportuar nga përfaqësues i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë./Telegrafi/

Në Tetovë është gjetur një granatë nga Lufta e Dytë Botërore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy