Neloski: Nga takimi mes Mickoskit dhe Pendarovskit presim që mbrojtësit e Kushtetutës të fitojnë drejtësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komitetit të Shkupit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Vladimir Neloski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me takimin e nesërm të Pendarovskit dhe Mickoskit tha se ata presin që mbrojtësit e Kushtetutës më në fund të kenë mundësi për ta dëshmuar pafajësinë.

Ai gjithashtu potencoi se është koha që Zaev t’i heq duart nga Prokuroria dhe gjyqësia në mënyrë që të dënuarit e 27 prillit për terrorizëm të marrin drejtësinë e merituar.

“Presim të dalin me qëndrim të përbashkët rreth drejtësisë së vërtetë për mbrojtësit e Kushtetutës dhe presin nga Zaev që më në fund t’i heq duart nga gjyqësia dhe prokuroria”, tha Neloski.

Ai tha se këto persona janë të pafajshëm dhe akuzohen për vepër që nuk e kanë kryer./Telegrafi/

Advertisement

Neloski: Nga takimi mes Mickoskit dhe Pendarovskit presim që mbrojtësit e Kushtetutës të fitojnë drejtësinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy