Nesër hapet ambasada e RMV-së në Sllovaki

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Sllovaki me rastin e hapjes zyrtare të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në kryeqytetin Bratisllava, me çka do të zyrtarizohet përfaqësia diplomatike e RMV-së në këtë shtet.

Nga MPJ thonë se ambasada zyrtarisht do të hapet në ora 14:00, në prezencë të ministrit Bujar Osmani dhe homologut të tij sllovak, ministrit të Puëve të Jashtme dhe Evropiane, Ivan Korçok.

“Gjatë kësaj ngjarje solemne të dy ministrat do të kenë mundësi, krahas raporteve bilaterale të shkëmbejnë mendime edhe për dosjen evropiane të vendit, me fokus drejt mundësive dhe mbështetjes për realizimin e vendimit të Këshillit të BE-së për nisjen e negociatave, me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare”, thonë nga MPJ./Telegrafi/

Nesër hapet ambasada e RMV-së në Sllovaki shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy