Nesër përfundon debati i përgjithshëm i komisionit për buxhetin e vitit 2022

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Kuvendor për Financim dhe Buxhet nesër do ta mbajë ditën e fundit nga debati i përgjithshëm për propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa të shtunën do ta fillojë debatin e amendamenteve i cili pritet të përfundojë të mërkurën. Për propozim-buxhetin VMRO-DPMNE-ja opozitare ka dorëzuar 220 amendamente. Debati për buxhetin nuk vazhdoi këtë javë për shkak të anulimit të të gjitha aktiviteteve pas aksidentit të autobusit në të cilin sipas informatave humbën jetën 44 persona.

Nëse nuk ka ndonjë anulim të sërishëm, parashikohet, sipas informatave të deputetëve, debati i amendamenteve të përfundojë të mërkurën, ndërsa pastaj teksti të kthehet në Qeveri e cila duhet t’i vendosë amendamentet e pranuara. Prejse të kthehet në Kuvend, propozim-buxheti plotësues shkon në seancë plenare, ndërsa atje debati zgjat pesë ditë.

Edhe pse pas përpjekjes së pasuksesshme për mosbesim të Qeverisë, vendi gjendet në krizë politike dhe ka negociata për rritje të numrit të deputetëve në shumicën parlamentare, të gjitha grupet e deputetëve në Parlament pajtohen se ai duhet të miratohet para fundit të vitit. Madje edhe paralajmërimet për formim të qeverisë së re, nuk do ta ndryshojnë qëndrimin se Buxheti duhet të miratohet.

Nga OBRM-PDUKM-ja opozitare prej ditës së parë të debatit vlerësuan se Propozim-Buxheti është joreal dhe jozhvillimor me shumë shpenzime joproduktive, por edhe se do të vijojë ribalanci në kuartalin e parë.

Advertisement

Nga LSDM-ja qeveritare apeluan në konstruktivitet dhe kërkuan buxheti të miratohet në debat të argumentuar dhe pa obstruksione. Porositën se Buxheti është krijuar në bazë të zhvillimeve të pritshme ekonomike dhe se ka komponentë zhvillimore. Siguron, potencuan, pagesë të rregullt të pagave dhe pensioneve, e ndjek rregullin e financave publike dhe dukshëm i shkurton shpenzimet joproduktive.

Ministri i Financave Fatmir Besimi duke e arsyetuar propozim-buxhetin për vitin 2022 para Komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet tha se viti i ardhshëm do të jetë vit i rimëkëmbjes së mëtutjeshme ekonomike dhe përshpejtim i rritjes përme sinvestimeve të cilat në Propozim-buxhetin janë parashikuar në nivel më të lartë historik deri tani dhe për herë të parë janë më të larta nga deficiti buxhetor.

“Megjithatë, për sa i përket rreziqeve ende të pranishme nga pandemia Kovid-19, i rëndësishëm do të jetë edhe kujdesi për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës të popullsisë. Pjesë e pandarë është edhe pagesa e rregullt e pagave, pensioneve, ndihmës sociale dhe mbështetja e ekonomisë”, tha ai.

Me Propozim-buxhetin për vitin 2022, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar për 238,9 miliard denarë dhe janë për 7,4 për qind më të larta se këtë vit. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në vlerë prej 272,4 miliard denarë, që është për 1,4 për qind më shumë se në vitin 2021. Deficiti planifikohet në nivel prej 33,5 miliard denarë ose 4,3 për qind e BPV-së dhe është më pak për 2,2 për qind pikë në krahasim me deficitin e vlerësuar në vitin 2021. Në Propozim-buxhetin për vitin 2022 për investimet kapitale janë parashikuar 37,8 miliard denarë, për rreth 27 për qind më shumë në krahasim me vitin 2021.

Advertisement

Nesër përfundon debati i përgjithshëm i komisionit për buxhetin e vitit 2022 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy