
“Acibadem Sistina” investon në teknologji moderne për siguri maksimale dhe mundësi të reja në ndërhyrjet neurokirurgjikale
Me pajisjen me sistemin më të ri të neuronavigacionit, “Acibadem Sistina” u ofron pacientëve neurokirurgji minimale invazive, të sigurt dhe precize, sipas standardeve më të larta botërore.
“Ky investim është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e profesionit tonë dhe për sigurinë e çdo pacienti që na beson shëndetin e tij. Bëhet fjalë për një teknologji që jo vetëm na lejon saktësi maksimale, por hap edhe horizonte të reja terapeutike – mundësi për ndërhyrje që deri më tani nuk ishte e mundur të realizoheshin në vendin tonë. Me sistemin e ri mundësohen procedura kraniale të avancuara, përfshirë biopsi të trurit, heqje të tumoreve, vizualizim të rrugëve nervore, kateterizime, si dhe pozicionim të saktë për stimulim të thellë të trurit (DBS)”, thekson Doc. Dr. Milenko Kostov, neurokirurg në “Acibadem Sistina”.
Sistemi “StealthStation S8” i korporatës amerikane “Medtronic”, një nga pesë kompanitë më të mëdha të teknologjisë mjekësore në botë përfaqëson një nga modelet më të avancuara për neuronavigacion. Versioni me të cilin disponon “Acibadem Sistina” është konfiguracioni Premium, i pajisur me dy stacione mobile, plotësisht të përputhshme dhe një sistem operativ inteligjent e intuitiv, që mundëson vizualizim 2D dhe 3D. Me integrimin e tij në sallat e operacionit, ekipi i neurokirurgjisë përfiton mundësinë të ndjekë pozicionin e instrumenteve në kohë reale, të vizualizojë anatominë e trurit dhe të shtyllës kurrizore në të gjitha dimensionet dhe të kryejë ndërhyrje kirurgjikale me saktësi maksimale dhe rrezik minimal mbi strukturat vitale.
“Me ndihmën e këtij sistemi, kemi mundësi që me saktësi milimetrike të caktojmë lokacionin e tumorit dhe të planifikojmë një korridor operativ të sigurt, i cili shmang zonat funksionale dhe enët e gjakut, që para fillimit të ndërhyrjes. Kjo ka rëndësi të madhe për trajtimin”, shton Doc. Dr. Kostov.
Mundësitë që ofron ky sistem nuk kufizohen vetëm në procedurat kraniale. Në fazën vijuese, me pajisje shtesë, planifikohen ndërhyrje minimale invazive spinale, përfshirë vendosjen e implanteve me traumë të vogël kirurgjikale, çka do ta përshpejtojë ndjeshëm shërimin postoperativ.
“Planifikojmë edhe zbatimin e neurokirurgjisë funksionale, një degë që merret me implantimin e neurostimulatorëve te pacientët me sëmundjen e Parkinsonit, distoni dhe çrregullime të tjera neurologjike të lidhura me lëvizjen. Me këtë, ‘Acibadem Sistina’ do të jetë ndër qendrat e rralla në rajon që zbatojnë këtë terapi të specializuar,” thotë Doc. Dr. Kostov.
Me modernizimin e pajisjeve dhe investimin në kuadro të neurokirurgjisë, planet e ardhshme për zhvillimin e këtij shërbimi në “Acibadem Sistina” do të fokusohen në tri drejtime kryesore: neurokirurgji onkologjike të modernizuar, kirurgji spinale dhe minimale invazive moderne, si dhe zhvillimi i neurokirurgjisë funksionale.
The post Neurokirurgji e sigurt dhe precize, me teknologjinë më të avancuar të neuronavigacionit appeared first on Telegrafi.