Nga e mërkura fillon vaksinimi në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e mërkurë pritet të fillojë vaksinimi i 20 mijë qytetarëve me vaksinën kundër coronavirusit AstraZeneca.

Prioritet do të kenë personat të moshës mbi 75 vjet, ndërsa imunizimi do të zhvillohet nëpër 30 pika në qytete të ndryshme të Maqedoni.

Përmes mjekëve amë qytetarëve do t’u caktohet orari i vaksinimit.

Ndryshe, deri më sot janë vaksinuar gjithsej 7.005 punonjës shëndetësorë, ndërsa 111.347 qytetarë tashmë kanë kërkuar për t’u vaksinuar kundër coronavirusit./Telegrafi/

Advertisement

Nga e mërkura fillon vaksinimi në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy