Nga protesta e mbrëmshme në Shkup, dy policë të lënduar dhe disa prona të dëmtuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga protesta e mbrëmshme në Shkup, dy policë të lënduar dhe disa prona të dëmtuara

Situata gjatë protestës së mbajtur nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit” është përshkallëzuar mbrëmjen e djeshme para Kuvendit në Shkup.

Protestuesit në drejtim të kordonit policor që siguronte ndërtesën e Kuvendit kanë hedhur qindra fishekzjarre tymi, mjete piroteknike dhe shishe qelqi.

Ministria e Punëve te Brendshme ka konfirmuar mbrëmë se dy policë janë lënduar dhe janë dërguar në spital.

Sipas policisë, mbrëmë është ndaluar nga organet e rendit edhe një person i cili po lëvizte drejt Kuvendit duke mbajtur me vete një çekan dhe gurë.

Advertisement

Protestat ka disa ditë që po përshkallëzohen.

Protestuesit mbrëmë hodhën gurë në drejtim të statujës së Skënderbeut në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, me ç’rast dëmtuan dhe shumë prona dhe vetura të shqiptarëve.

Ata hasën në rezistencë nga shqiptarët të cilën nuk i lejuan protestuesit të vazhdojnë drejt Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Pjesëmarrësit e protestës dogjën përpara objektit të kuvendit, fotografitë e deputetëve të shumicës të cilat i kishin vendosur në një pankartë të madhe.

Advertisement

Ndryshe, theksojmë se protesta pritet të ketë edhe sonte edhe pse deri më tani nuk është konfirmuar asgjë nga partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM dhe E majta, të cilat janë iniciatore të këtyre protestave kundër propozimit francez.

Opozita insiston që propozimi francez nuk është aspak i pranueshëm për ta, për faktin se sipas tyre, kërkesat bullgare cënojnë, identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase.


Eskalon protesta në Shkup, protestuesit hedhin gurë drejt statujës së Skënderbeut

Advertisement

Nga protesta e mbrëmshme në Shkup, dy policë të lënduar dhe disa prona të dëmtuara shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy