Nga rastet e reja me COVID-19, 12 persona kanë udhëtuar jashtë Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti për Shëndet Publik publikoi sot raportin javor për periudhën nga 13 deri më 19 korrik 2020, i cili tregon një ulje të numrit të personave të infektuar dhe shëruar, ndërsa është regjistruar rritje e numrit të të vdekurve në krahasim të një jave më parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë periudhë, janë kryer gjithsej 8.161 teste (1.834 më pak se periudha 6-12 korrik për shkak të një dite shtesë jo pune) dhe janë regjistruar 1.038 raste pozitive me Covid-19, që është 35 raste më pak në krahasim të një jave më parë.

Raste të reja me coronavirus janë regjistruar në 26 qytete, numri më i lartë i rasteve të reja është regjistruar në Shkup (39.9%) dhe Shtip (14.4%).

Në 17 qytete të vendit, për të njëjtën periudhë, numri i rasteve të reja të konfirmuara është nën 20.

Advertisement

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar, 38.6% kishin kontakte me një rast të konfirmuar me Covid-19, ndërsa 12 persona (10 më pak se javën e kaluar) kishin udhëtuar jashtë vendit në 14 ditët e kaluara, thuhet në raportin e ISHP-së./Telegrafi/

Nga rastet e reja me COVID-19, 12 persona kanë udhëtuar jashtë Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy