Nga sot spitali “8 shtatori” fillon me operacione të rregullta të pacientëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Spitali i Qytetit “8 Shtatori” nga sot duhet të fillojë me operacionet e rregullta të pacientëve të cilët nuk janë të infektuar me Covid 19.

Nga fillimi i marsit kur u shpall pandemia, spitali u bë qendër për Covid 19 ku u hospitalizuan numri më i madh i pacientëve. Për shkak kësaj, praktikisht spitali nuk kishte operacione përpos atyre që ishin urgjente.

Për momentin në spital ka 100 pacientë të hospitalizuar nga Covid 19, por në dy javët e fundit, është bërë një riorganizim në spital, që të mund të bëhen së paku nga tre intervenime kirurgjike tek pacientët të cilët presin tanimë disa muaj.

Njëkohësisht, pjesë e pacientëve të infektuar janë transferuar në katin e parë, ku më parë ka qenë e vendosur kardiokirurgjia e Zhan Mitrev, ndërsa tërësisht është pastruar dhe është dezinfektuar dhe shok dhoma, gjegjësisht përkujdesi intenziv, si dhe blloku operativ që të vihen në funksion për operacionet e rregullta.

Advertisement

Në spital ka 30 kirurgë, për dallim nga anesteziologët të cilët janë vetëm 11, problem që duhet të zgjidhet urgjentisht.

Nga sot spitali “8 shtatori” fillon me operacione të rregullta të pacientëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy