Ngjarja më e rëndësishme për sipërmarrësit për vitin 2023 vjen në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngjarja më e rëndësishme për sipërmarrësit për vitin 2023 vjen në Tiranë

Shënoni kalendarin për 23 maj 2023, teksa Keiretsu Forum SEE orkestron ngjarjen më të rëndësishme të vitit në Hotel Plaza Tirana. Kjo ngjarje ekskluzive premton të sjellë në qendër të vëmendjes ekosistemin e sipërmarrësve të rinj, startup-eve të sapolindura dhe kompanive të sapokrijuara.

Duke filluar nga ora 17:00, kjo ngjarje do të jetë një mundësi për të gjithë ndërmarrësit e rinj dhe ambicioz që janë në kërkim të kapitalit për të përshpejtuar rritjen e tyre, të prezantojnë idetë e tyre përpara investitorëve engjëj të suksesshëm, ndërmarrësve kapitalistë, investitorëve institucional dhe të korporatave si edhe ndërmarrësve serial.

Forumi Keiretsu është një komunitet prestigjioz global i investimeve që përfshin investitorë engjëj të akredituar të kapitalit privat, ndërmarrës kapitalistë dhe investitorë institucional dhe të korporatave.

Advertisement

Themeluar në vitin 2000 nga Randy Williams në Gjirin Lindor të San Franciskos në Kaliforni, Forumi Keiretsu ka një vizion të veçantë: të zhvillojë një rrjet të ndërlidhur globalisht të kapitalit, burimeve dhe marrëdhënieve. Sot, me një shtrirje të gjerë prej 52 kapitujve në tre kontinente, anëtarët e Forumit Keiretsu janë të përkushtuar të investojnë në ndërmarrje të larmishme dhe cilësore.

Kompanitë e reja apo ndërmarrësit e interesuar për të marrë pjesë në “Investors Pitch Day” të Forumit Keiretsu të Evropës Juglindore më 23 maj 2023, duhet të plotësojnë aplikimin online nëpërmjet faqes tonë të internetit dhe/ose të aplikojnë përmes emailit [email protected] deri më 19 maj 2023.

Për të aplikuar përmes faqes sonë të internetit, ju lutemi klikoni këtu: https://keiretsuforumsee.com/start-ups/.

Advertisement

Procesi i përzgjedhjes

Të gjitha aplikacionet e dorëzuara në kohë do të shqyrtohen me kujdes nga një komision i përzgjedhur i anëtarëve/ekspertëve të Forumit Keiretsu.

Kompanitë e përzgjedhura dhe sipërmarrësit e rinj do të kalojnë në një proces vlerësimi ku secili sipërmarrës përgatit një prezantim prej 25 minutash (10 min prezantime kryesore + 10 min pyetje dhe përgjigje + 5 min Mind-Sharing)

Çfarë do të përfitojnë sipërmarrësit që do të prezantojnë para investitorëve?

Advertisement

– Rritje të ekspozimit dhe akses në kapitalin global (60 shtete ne 3 kontinente)
– Akses në të dhëna dhe mendime të vlefshme nga ndërmarrës me përvojë, nga vendi, rajoni edhe ata global.
– Marrja e shpejtë e vendimeve për investim
– Plani i favorshëm i shlyerjes/ri-pagimit
– Rrjetëzim me vlerë, shkëmbim të mendimeve dhe krijim të marrëdhënieve bashkëpunuese të biznesit me anëtarët e tjerë të rrjetit global të Forumit Keiretsu
– Udhëzime dhe ndihmë për krijimin e një pitch-i (prezantimi) cilësor duke përdorur mënyrat e provuara dhe të testuara.

Ngjarja më e rëndësishme për sipërmarrësit për vitin 2023 vjen në Tiranë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy