Nikollovski: Do të ketë mjaftueshëm produkte ushqimore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duhet të rezervojmë ushqime sepse po vjen një dimër i vështirë. Tash e tutje nuk mund të ketë ndalime për eksportin e produkteve bujqësore ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Ljupço Nikollovski lidhur me përfitimet e Marrëveshjes për Sigurinë Ushqimore që u nënshkrua sot nga të tria vendet në kuadër të panairit “Vizioni i verës në Ballkanin e Hapur”” në Beograd.

Ai për “Sitel” ka sqaruar se Marrëveshja nënkupton shfrytëzimin e kapaciteteve të vendeve nga nisma “Ballkani i Hapur” dhe se në kushte krize është garanci se do të ketë ushqim të mjaftueshëm për qytetarët e të tria vendeve.

Atë që ne nuk e kemi, e kemi garancinë që Serbia dhe Shqipëria do ta japin, atë që nuk e kanë, do ta sigurojmë ne. Me Marrëveshjen, ne garantojmë se do të sigurojmë mjaft kultura strategjike, mjaft grurë, misër, elb, qumësht, mish, oriz, vaj ulliri, gjithçka që është strategjike në një krizë si kjo për të pasur për të gjithë njerëzit. Dhe do të ketë ushqim të mjaftueshëm, do të ketë produkte të mjaftueshme dhe qytetarët e këtyre tri vendeve nuk duhet të shqetësohen”, tha Nikollovski./Telegrafi/

Nikollovski: Do të ketë mjaftueshëm produkte ushqimore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy