Nikollovski: Fillimi i negociatave varet nga Maqedonia, jo nga BE dhe Bullgaria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Pikëpamjet evropiane janë se si do t’i bëjmë detyrat tona. Nga njëra anë ka mbështetje që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në, por duhet të jemi të drejtë dhe t’i dëgjojmë deri në fund dhe të lexojmë se ka shqetësime serioze për sundimin e ligjit, nivelin e korrupsionit, administratën publike, reformat dhe gjendja ekonomike. Në fakt, ajo për të cilën i dhemb koka të gjithë qytetarëve të thjeshtë të Maqedonisë”, thotë Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së për “Sitel”.

Nikolloski theksoi se nuk ka takim me politikanët evropianë ku të mos kërkojnë mendim për këto çështje.

“I qëndroj asaj që kam thënë, se fillimi i negociatave me BE-në varet nga Maqedonia, jo nga Bashkimi Evropian dhe Bullgaria. Nëse gjërat do të ishin në rregull në Maqedoni, nëse Maqedonia do të ishte në vendin e 30-të apo të 40-të për sa i përket perceptimit të korrupsionit siç premtoi Zaev kur u bë kryeministër, dhe jo në vendin e 111-të, nëse nuk do të kishte ndërhyrje në gjyqësor dhe prokurori, nëse në ekonomi do ishte më mirë, dhe jo siç është tani, atëherë Maqedonia do t’i kishte filluar negociatat shumë kohë më parë. Por sepse nuk është kështu, do të isha i drejtpërdrejtë dhe kjo është se shumë njerëzve u pëlqen kjo që po bën Bullgaria për të mos qenë fajtorë”, theksoi Nikolloski.

Për datën që merr kjo qeveri dhe Zaev, ai tha se tashmë është jo serioze para qytetarëve sepse Zaev gënjen se merr datë nga qershori 2018, tani jemi dhjetor 2021./Telegrafi/

Advertisement

Nikollovski: Fillimi i negociatave varet nga Maqedonia, jo nga BE dhe Bullgaria shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy