Nikollovski: Një ministër mund të harxhojë deri në 1.500 denarë për një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendës kryetari i Qeverisë, i obliguar për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore, Lupço Nikollovski, sot nga Vallandova porositi se me Vendimin e Qeverisë për kufizimin e shfrytëzimit të shërbimeve hotelierike për funksionarët, nuk do të ketë më harxhime shpërdoruese të parave të popullit, siç ishte rasti me ish garniturën qeveritare, kur përmes harxhimeve për shërbime hotelierike janë marrë mijëra euro dhe me to është blerë gjithçka dhe çka kanë mundur.

Ai këtë e tha në përgjigje të pyetjes së MIA-s që të parashtrojë hollësira për kufizimin e shumave dhe si është rregulluar kjo. Me këtë rast, ai shtoi se tani opinioni përmes veglave qeveritare për transparencë dhe llogardhënie ka pasqyrë në harxhimin e parave.

Sipas tij, me vendimin qeveritar, unifikohet harxhimi i shërbimeve hotelierike për mbledhje punuese të funksionarëve.

“Vendimi ka të bëjë me të gjithë funksionarët qeveritarë dhe subjektet juridike, të cilat i ka themeluar Qeveria. Me vendimin parashihen vlera të sakta të parave. Një ministër mundet të harxhojë 1.500 denarë për një person, zëvendës ministri dhe drejtori 1.000 denarë, ndërsa zëvendësit e drejtorëve nuk janë përfshirë me këtë vendim. E ngushtojmë rrethin, por edhe i ngushtojmë vlerat të cilat mund t’i harxhojnë institucionet dhe funksionarët”, thotë Nikollovski.

Advertisement

Ai vlerëson se është vendosur procedurë e kontrollit të harxhimit dhe me këtë rast funksionarët duhet të kenë rezervacion me shkrim për takimin, respektivisht për drekën punuese.

Ai shtoi se është më rëndësi që me këtë asgjë nuk fshihet nga qytetarët dhe ata e dinë se cili funksionar në cfarë dreke punuese ka qenë, për çfarë qëllimi janë harxhuar paratë, ndërsa kufizimet vlejnë për të gjithë funksionarët, duke filluar nga kryeministri.

Nikollovski: Një ministër mund të harxhojë deri në 1.500 denarë për një person shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy