Nikollovski: Sa më parë dëshirojmë zgjedhje parlamentare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM, në emisioni debativ në TV Shenja, ka deklaruar se qëllimi i tyre është që të ketë sa më shpejtë zgjedhje të reja parlamentare.

Ai tha se me procesin e publikimit të “bombave”, dëshirojnë të tregojnë se një ditë që kalon është një ditë e humbur për shtetin.

“Nëse nuk pajtohen ne do t’i shfrytëzojmë mjetet tona demokratike për të arritur deri tek zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, u shpreh Aleksandar Nikollovski.

Aleksandar Nikollovski tha se pushteti po ikë nga zgjedhjet dhe po shpik tema të ndryshme.

Advertisement

“Ne nga opozita hoqëm dorë nga 100 ditë teknike, kjo i bie se nuk dëshirojmë ministër të punëve të brendshme dhe të punës dhe politikës sociale. Ja le t’i organizoje Spasovski zgjedhjet. Sa i përket Kodit Zgjedhor, mendimi jonë është se ky model është i mirë, nëse ndryshon ne kemi thënë se jemi model të shumicës me një rreth, askush nuk po e pranon atë, ngase e dinë se OBRM-PDUKM do të ketë epërsi, dhe ne themi, jemi të gatshëm për një njësi zgjedhor por që ta ulim numrin e deputetëve nga 120 në 90, pse të shpenzojmë para, ajde ta ulim numrin në 90, pse të mos kursejmë, dhe shohim se ikin nga kjo”, tha Nikollovski.

Nikollovski: Sa më parë dëshirojmë zgjedhje parlamentare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy