Një e mitur është lënduar rëndë në Shkup pasi ka rënë nga trotineti elektrik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një e mitur nga Shkupi ka marrë lëndime të rënda në trup pasi kishte rënë nga trotineti elektrik, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Mbrëmë në orën 23:30 në SPB Shkup ishte raportuar se në bulevardin ‘Ilinden’, një e mitur duke e drejtuar trotinetin elektrik, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. E mitura ishte dërguar në kompleksin e klinikave ‘Nëna Terezë’, ku ishin konstatuar lëndime të rënda në trup”, sqarojnë nga MPB-ja.

Një e mitur është lënduar rëndë në Shkup pasi ka rënë nga trotineti elektrik shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy